Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’. /2LONLINE/