Prokuroria e shtetit të Kosovës ka dalë me komunikatë, ku njofton qytetarët se kanë filluar hetimet rreth shitjes së biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.
Shitja e biletave online nga kompania e autorizuar “tiks.app” ka hasur në shumë parregullsi dhe probleme në qasje.
Komunikata e Prokurorisë së Shtetit
Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Anglinë.
Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Malin e Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar.