Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 4 – 10 nëntor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjetekatër (34) kallëzime penale, ndaj dyzet (40) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
– dyzetedy (42) aktakuza, ndaj dyzetekatër (44) personave,
– njëzetenëntë (29) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– pesëdhjetetri (53) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
– katër (4) ankesa,
– katër (4) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
– katër (4) persona të ndaluar,
– katër (4) kërkesa për masa të sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj katër (4) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjenjë (31) persona. /2LONLINE/