Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Zjarrvënia’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’. /2LONLINE/