Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë ndaj një (1) personi.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje’’.