Referuar raportit 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, transmeton 2LONLINE.com
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE.com/