DYLON

Kryetari Haliti priti udhëheqësin e ri të LMT-së

Kryetari Haliti priti udhëheqësin e ri të LMT-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të ndërrimit të udhëheqësve të LMT-së të KFOR-it Amerikan në Viti, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim lamtumirës Togerin Milam nga KFOR 27-LMT dhe në takim njohës udhëheqësin e ri të KFOR 28 LMT-së, Togerin Roosa.

Gjatë takimit me ekipin e deritashëm të LMT-së të KFOR-it Amerikan, kryetari Haliti i ka falënderuar ata angazhimin e tyre në kuadër të misionit dhe bashkëpunimin e mire me komunën e Vitisë në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Ai e ka vlerësuar lartë punën e deritanishëm të këtij ekipi dhe ka thënë se komuna të cilën ai e udhëheq është e gatshëm të punoj me ekipin e ri pasi që kjo është në interes të qytetarëve vitias.

EkoHigjiena

Ndërsa gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar atë rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, rreth projekteve të realizuara, projektet që pritën të realizohen, bashkëpunimit ndër institucional dhe bashkëpunimit ndërkufitar të kësaj komune, duke i njoftuar ata edhe me bashkëpunimet të cilat i ka kjo komunë me organizatat e huaja, vendore dhe ndërkombëtare.

Në fund të këtij takimi ish udhëheqësit e deritanishëm të LMT-së së KFOR-it Amerikan i kanë dhuruar kryetarit një dhuratë simbolike ndërsa një dhuratë për ta në shenjë mirënjohje pati edhe kryetari Haliti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.