Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, transmeton 2LONLINE.com.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /2LONLINE.com/