Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë:
një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe
një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. /2LONLINE/