DYLON

S’ka kuorum, nuk mbahet seanca

S’ka kuorum, nuk mbahet seanca
Avatar photo Redaksia

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila ishte ndërprerë në mungesë kuorumi e që ishte paraparë t’i vazhdojë punimet sot, nuk u mbajt, poashtu për mungesë kuorumi.

Seanca e sotme ishte ftuar sipas rendit të njëjtë të punës, por se munguan anëtarët e Kuvendit nga radhët e LDK-së, subjekt opozitar, si dhe kësaj radhe munguan edhe 4 nga 5 anëtarët e PDK-së, partnerit të deridjeshëm të Vetëvendosjes, që pamundësuan kështu praninë e së paku 18 anëtarëve prezentë, që do ta bënin shumicën minimale, pasi Kuvendi i Gjilanit ka gjithsej 35 anëtarë.

EkoHigjiena

Sidoqoftë, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku  theksoi faktin se në mungesë të kuorumit nuk do ët ketë seancë as sot, ndërsa për ditën se kur do të thërritet seanca tha se kuvendarët do të njoftohen me kohë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.