Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa përcaktim të paraburgimit të dy (2) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, dhe atë, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave dhe atë për shkak të veprave penale :
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave , për shkak të veprës penale “ Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”. /2LONLINE/