DYLON

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve       

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve       
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti pas marrjes se informatave përmes rrugëve operacionale se personi i dyshuar shtetas kosovar, shqiptar I.D. (1989) posedon armë zjarri, Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të njëjtin e ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor.

Gjate intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë siguruar prova të mjaftueshme se i njëjti posedon një armë zjarri. 

EkoHigjiena

Njësia e Hetimeve kanë shkuar tek shtëpia e tij ku në një objekt përcjellës të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, prodhimi YU me një karikator dhe një palë dylbi. Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale për Gjykatë. 

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt,  ndërsa rasti do të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.