Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, pasi që tek i njëjti janë gjetur 13 qese të vogla me marihuanë me peshë të përgjithshme prej 18.5 gram.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.