Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndim trupor’’, dhe një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’. /2LONLINE/