Prokuroria Themelore në Gjilan: gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Ndalimet:
Një (1) person për shkak të veprës penale “ Kanosje”
Një (1) person për shkak të veprës penale “ Dhuna në familje” dhe janë parashtruar kërkesat për caktimin e paraburgimit.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza shtatë (7) personave dhe atë për shkak të veprave penale :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale“ kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “ Dhuna në familje”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Grabitja” /2LONLINE/