DYLON

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Çekisë

Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Çekisë
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský .

EkoHigjiena

Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.

Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.