Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, një person të mitur dhe një madhor, me dyshimin se në Kamenicë, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Ndërsa, në rastin tjetër, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Vjedhje e shërbimeve’’.