Për 24 orë, 84 aksidente e 1444 gjobafotoilustrim

Për 24 orë, 84 aksidente e 1444 gjoba

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 84 aksidente trafiku, prej tyre 32 janë me të lënduar, ndërsa 52 me dëme materiale, pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1444 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 37 persona, ku në mbajtje janë 22 prej tyre, ndërsa janë dërguar në vuajtje dënimi dy të tjerë.

KOMENTE