Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se njëri në Kllokot, ndërsa tjetri në Gjilan, kanë kryer veprat penale ‘’Kanosje’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprave penale ‘’Dhunë në familje’’ lidhur me veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj pesë (5) personave të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.