Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, njërin në kohëzgjatje prej 24 orësh, dhe një (1) të dyshuar tjetër në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur (tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe “Dhuna në familje’’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë’’;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ’’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm’’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’.