Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar. Njërën për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, ndërsa tjetrën për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.