Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ’’ dhe një (1) person për veprën penale ” Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale ‘’Vjedhja e pyllit’’. /2LONLINE.com/