Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’, ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj dy personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’. /2LONLINE.com/