Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.