Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për shkak të veprave penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /2LONLINE.