Shtatë lëndë të hapura dhe 16 të arrestuar janë të dhënat e Prokurorisë së shtetit për procesin zgjedhor. Laura Pula, kordinatore për zgjedhje në Prokurorinë e shtetit tha se rastet e tilla kanë ndodhur në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas, Istog dhe Podujevë.
Ndërsa Baki Kelani tha se në përgjithësi situata është e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë rast, i cili do ta pengonte procesin zgjedhor.