Programi zhvillimor Progresi Evropian ka shpallur ftesë publike për aplikim me projekte infrastrukturore, për të cilat Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës kanë ndarë rreth 1.5 milion euro, njofton Progresi Evropian në vebfaqen e tyre zyrtare.
Ftesa është e hapur deri më datën 6 maj 2016, ndërsa të drejtë pjesëmarrje kanë 34 administratat lokale nga juglindja dhe jugperëndimi i Serbisë, që janë të përfshira në programin Progresi Evropian.
Ndërkaq, të hënën Progresi Evropian ka shpallur ftesën e dytë për të mbështetur projektet që do të realizohen në bashkëpunim të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të administratave lokale.
Këto projekte kanë për qëllim forcimin shoqëror dhe ekonomik të grupeve të rrezikuara në 34 komuna të Serbisë juglindore dhe jugperëndimore, thuhet në vebfaqen e Progresit, njofton Titulli.com.
Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës nëpërmjet Fondit për pjesëmarrje të qytetarëve, do të mbështes këto projekte me 345.000 euro.