Vizituam sot Cernicën bashkë me nënkryetarin, Ahmet Isufi dhe me kandidatët për Kuvendin Komunal në Gjilan, Vlora Sylejmani, Labinot Arifi, Ardita Ukshini, ku takuam edhe qytetarë me të cilët biseduam për të gjitha sfidat dhe nevojat që ka ky lokalitet.
Cernica ka shumë nevojë për investime, si në infrastrukturë rrugore, në bujqësi, si dhe në krijimin e kushteve për kulturë dhe sport për të rinjët.
Programi ynë i kushton shumë rëndësi prodhimit vendor, rrjedhimisht fermerëve. Përkrahja për këtë sektor do të jetë e madhe dhe e pandalshme, gjithnjë duke stimuluar për zgjerimin e kapaciteteve të bizneseve ekzistuese por edhe për krijimin e atyre të reja.
Ne e mbajmë fjalën, e kemi dëshmuar!
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/