Në 110-vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë shfaqur në program të pasur kulturor, me këngë, valle, recitim të poezive, shfaqje skenike dhe performanca të tjera të ndryshme artistike.
Fillimisht nën përcjelljen e instrumentistëve të shkollës, është intonuar Himni Kombëtar, kurse para të pranishmëve, udhëheqësisë së shkollës, nxënësve, mësimdhënësve, mësimdhënësve në pension dhe prindërve, me një fjalë rasti është paraqitur zëvendësdrejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, dr. Agim Asllani, i cili ndër të tjera ka folur për nëntorët e kuq të lirisë, që nga epoka e lavdishme e Skënderbeut, ngritja e Flamurit Kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë dhe deri te ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe luftës heroike të UÇK-së.