DYLON

Haziri: Për këtë ditë të bardhë kanë sakrifikuar qindra e mijëra gjilanas

Haziri: Për këtë ditë të bardhë kanë sakrifikuar qindra e mijëra gjilanas
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, është mbajtur një program kulturor në shënim të festës së 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në sheshin “Agim Ramadani”, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të interesuarve.

Ngjarjen e ka përshëndetur i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se kjo pjesëmarrje e madhe e qytetarëve e bën të ndihet krenar.

“Thimi Mitko” gjithmonë ka ditur të organizoj ngjarje të tilla edhe atë në nivel shumë të lartë. Ky program kulturor po e dëshmon përkushtimin dhe angazhimin e saj. Për këtë ditë të bardhë kanë sakrifikuar qindra e mijëra gjilanas në krye me Idriz Seferin,Mulla Idriz Gjilanin e Agim Ramadanin. Urime nxënësve, arsimtarëve dhe gjithë qytetarëve 17 shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Më pas është shfaqur programi kulturor i përgatitur nga nxënësit e shkollës enkas për shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.