Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni, mësimdhënëse në Fakultetit e Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është ftuar nga Prof. Dr. Marianttonete Fiore që të ligjëroj në dy seminare në University of Foggia në Itali, për studentët e Doktoratës dhe studentët e EUxEU, transmeton 2LONLINE.com.
Profesoresha Linditë në ligjëratën e saj online me temën “Implementimi i Bloom Taxonomy nëpërmjet e-Learning” ka prezantuar jo vetëm veten, por edhe Universitetin Publik “Kadri Zeka”, respektivisht Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Gjilanin dhe Kosovën.
Ajo ka thënë se ndihet e lumtur që i është dhënë mundësia të ligjërojë online pasi që siç thotë ajo, “ishte një dëshirë e imja e sidomos kur në Universitetin tone ende nuk ka studime Doktorate dhe studentë të EU-së”.
Profesoresha Linditë mes tjerash ka thënë se me punë arrihet çdo dëshirë. /2LONLINE/