DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”

Kryeministri Kurti priti në takim ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”
Avatar photo Redaksia

Pasi fituan medaljen e argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 22”, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në takimin e përbashkët me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kryeministri Kurti i përgëzoi për suksesin e arritur, në një garë kaq të fortë.

EkoHigjiena

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësi i ekipit tonë, Toger Diar Statovci, e njoftuan Kryeministrin Kurti për performancën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjes 48- orëshe, në Britani të Madhe, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale.

U theksua se performanca në këtë garë është dëshmi shtesë për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale të FSK-së, si dhe demonstrim i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK-ja ka përmbushur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.