Profesor Giuseppe Pastorelli, 58 vjeçar nga qyteti i Mandurisë të Italisë, që udhëheq një shkollë të futbollit në Itali, ka dy vite që përcjellë talentin e të rinjve gjilanas, e në veçanti përcjell me vëmendje vëllezërit Liburn dhe Lirik Terziu, tregon prindi i tyre Shpend Terziu.
Sipas tij, Pastorelli njëherësh është zyrtar në ministrin e arsimit në shtetin Italian dhe po ashtu udhëheq me shkollat e futbollit me të rinj ku për të shkruajnë edhe shumë gazeta e portale italiane, për arritjet dhe sukseset e tij.
Po ashtu, Terziu thotë se i njëjti pas vlerësimit dy vjeçar të këtyre dy talentëve ka parë elemente që lenë për të shpresuar që në të ardhmen të jenë të veçantë në lojë këta dy vëllezër.
“I njëjti pasi ka veçuar dy vëllezërit Terziu, është duke kërkuar mënyrën që këta dy vëllezër të mbështeten nga komuna e Mondurisë prej nga vjen vet profesor Pastorrelli, që t’i mbështesë këta dy të rinj për të konkurruar me bashkëmoshatarët e tyre në Itali e gjetiu”, thotë për Portalin 2LONLINE, prindi i këtyre dy talenteve, Shpend Terziu.
Sipas tij, profesor Pastorelli, lavdëron punën dhe shkathtësitë e këtyre talentëve sa që mundohet të bëjë të pamundurën që t‘i plasojë në tregun Evropian, siq thotë ai: “Këta duhet mbështetur dhe promovuar pasi, që të dy, talentin e kanë dhuratë nga zoti, andaj duhet bërë çfarë është e mundur për t’i mbështetur dhe unë do të bëjë të pamundurën për këta dy sepse besojë në talentin e tyre”.
Kosova nuk ka infrastrukturë të mjaftueshme për t’i mbështetur të rinjtë, ndërsa këta fëmijë duhet të mbështetën nga gjithë shoqëria e institucionet pasi në Kosovë e në veçanti në Gjilan kemi vërejtur shumë talentë siç janë edhe vëllezërit Terziu. Andaj çdo sukses i këtyre të rinjve është edhe sukses i Kosovës.
Përndryshe, Shpend Terziu prind i dy fëmijëve, falënderon publikisht profesor Giuseppe Pastorellin, për interesimin dhe angazhimin që po e bënë për fëmijët e tij dhe për shumë fëmijë të tjerë gjilanas.