Prof. Bajram Jahiri u lind më 1946 në fshatin Vërban, shkollën fillore katër vjeçare e filloi në fshatin e lindjes, ndërsa tetë vjeçaren e përfundojë në fshatin Gushicë, kurse shkollën e mesme Normale e mbaroi në Gjilan më 1964/65. Fillimisht si i ri fillojë punën në shkollën fillore në fshatin Gushicë si mësimdhënës i lëndëve kimi, biologji dhe fizikë. Prof. Bajrami pa shkëputje nga puna vazhdoi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, meqë kjo Shkollë (SHLP) ishte mbyllë, ai vazhdoi dhe i përfundojë studimet në Prishtinë në vitin 1974.
Shkruan : Sami ARIFI
Pas një pune tetëmujore që kishte punuar prof. Bajrami si sekretar në Bashkësin e Arsimit në Viti, ai për shkak të parregullsive që bënin në këtë institucion të komunës për ndarjen e bursave pa kriter për studentë, ai në shenjë paknaqësie dha dorheqje dhe i’u kthye punës në Gjimnazin, atëherë të ashtquajtur “Boro e Ramizi” tashmë quhet “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ku, punojë gjatë tërë jetës ë tij profesor i lëndës së kimisë në “tempullin e diturisë” deri në kohën e pensionit.
Profesor Bajram Jahiri ishte i përkushtuar në ardhmërinë e madhështisë në arsimin shqip dhe në zgjimin kombëtar te gjeneratat e reja, pushteti i atëhershëm e mori shumëherë në të ashtquajtura “biseda informative” nuk e lejuan të punojë në procesin edukativo-arsimor, por e detyruan të punojë në administratën e shkollës si referent. Prof Bajram Jahiri ishte ndër të parët që reagonte zëshëm aty ku senohej edhe ajo pak e mbetur autonomi e Kosovës nga Serbia përmes ndryshimeve kushtetuese në neni 45, që nga pala e mësimdhënësve shqiptar në QSH “Boro e Ramizi”, ky nen nuk u pranua kurrë.
Kundërshtimet e prof. Bajram Jahirit ishin të parreshtura ndaj okupatorit serb që përbinte çdo gjë shqiptare, prandaj duke parë qëndrimin e tij qytetarët e komunës së Vitisë, edhe se ishte në mosh, ai ishte proferor i profesorëve përnga mosha, prof Bajrami u zgjodh kryetar i parë i Sindikatës së Pavarur të Kosovës në komunën e Vitisë për t’u shkëputë njëherë e përgjithmonë nga integrimi i sindikatës së Serbisë.
Prof. Bajram Jahiri, pasi që okupatori serb i largojë nxënësit dhe mësimdhënësit nga objektet shkollore, ishte për nëntë vite udhheqës i punktit të mbi 250 nxënësve në fshatin Vërban, për të cilën punë qëndroi i pamposhtur nga policia serbe në biseda informative edhe se ishte së tepërmi i keqtrajtuar.
Prof. Bajrami pas çlirimit të Kosovës ishte zgjedhur asamblist në kuvendin e Vitisë dhe kryetar i grupit të LDK-së, në këtë kuvend, një herë antar i kryesisë së LDK-së së degës në Viti, gjithashtu ai ishte zgjedhur tri herë delegat i Kuvendit Zgjedhor në Kuvendin Qendror të LDK-së në Prishtinë.
Prof. Bajram Jahiri nga vitin 1999 është zgjedhur drejtor i Gjimnazit tashmë të quajtur “Kuvendi i Lezhës” në Viti, i cili vazhdoj punën për dhjetë vite me sukses të madh në drejtimin e këtij “tempulli të diturisë”, ai pas luftës për një mandat katërvjeçar ishte edhe asamblist i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Prof. Bajram Jahiri tashmë në moshën mbi 75 vjeçare gëzon një respekt të veçanët në popull për punën e tij të bërë shumëdimensionale në shërbim të kauzës së madhe kombëtare.
Profit Bajram i dëshirojmë shëndet, suksese, gëzime dhe jetë të gjatë.