Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni u.d. Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është ftuar Reviewer për një punim nga një journal i Springer Nauture “Education and Information Technologies” i cili është journal zyrtar i IFIP Technical Committee on Education si dhe Publisher ka Springer.
IFIP (Federata Ndërkombëtare për Përpunimin e Informacionit) është:
- Organizata kryesore shumëkombëshe, apolitike në Teknologjitë dhe Shkencat e Informacionit dhe Komunikimit.
- E Njohur nga Kombet e Bashkuara dhe organizma të tjerë botërorë.
- Përfaqëson Shoqëritë e IT nga 56 vende/rajone, duke mbuluar pesë kontinente me një anëtarësim total prej mbi gjysmë milioni.
- Lidh më shumë se 3500 shkencëtarë nga Akademia dhe Industria. Mbi 100 Grupe Pune dhe 13 Komitete Teknike. /2LONLINE/