DYLON

Policia: 55 aksidente brenda ditës, njëri me fatalitet

Policia: 55 aksidente brenda ditës, njëri me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 55 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 20 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 736 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 15 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.