Dalja e thinjave nuk do të thotë që ne po plakemi. Ato fillojnë të dalin kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.
Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja.
Përveç, melaninës ka faktorë të tjerë që nxitin daljen e thinjave.
Tiroidet
Mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, ndikojnë tek flokët.
Mungesë vitaminash
Mungesa e vitaminave, kryesisht e B12. Këtu theksojmë dietat drastike, si.psh ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Ata duhet përdorin si suplement B12, sepse rrezikon aneminë.
Stresi
Nëse shikoni thinja në të 20-at nuk është normale. Vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi dhe stili i jetës.
Duhanpirja
Nëse je duhanpirës i rregullt me shumë mundësi thinjat i ke parë që në 20-at. Ndoshta nuk shikoni thinja në skalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula.