Nën kushtet e parashikuara meteorologjike për këtë javë, nga dita e martë do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të shpërndajë ndotësit e bllokuar në zona urbane, përderisa vlerat e cilësisë së ajrit pritet të zbresin edhe në vlera mesatare.
Gjatë kësaj jave pritet të rikthehen reshjet e borës.
8.12.2019 – Gjatë javës në vijim mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, me masa më të ftohta ajrore, ku ditën e martë dhe mërkurë sjellin mot më të ftohtë me reshje shiu dhe bore.
9.12 – Pjesërisht vranët. Në ultësira, në mëngjes mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
10.12 – Në mëngjes në ultësira mjegull. Ditën kryesisht vranët dhe me shi, që vonë në mbrëmje pritet të përzien edhe me reshje bore.
11.12 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e në vise më të ulëta shi. Deri në mesditë reshjet pritet të pushojnë.
12.12-13.12 – Të enjten kryesisht vranët. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte kryesisht me vransira, ndërsa në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.