DYLON

Opozita kërkon komision ekspertësh për gjetjen e lokacioneve tjera për varrezat e reja

Opozita kërkon komision ekspertësh për gjetjen e lokacioneve tjera për varrezat e reja
Avatar photo Redaksia

Seanca e sotme e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal (KK) të Gjilanit, e ftuar nga opozita ka filluar nën kryesimin e kryesueses së KK-së, Shpresa Kurteshi-Emini. Opozita ka kritikuar pozitën për lejimin e punimeve në rregullimin e varrezave të reja në lokacionin aktual te Zabeli, duke kërkuar ndërprerje të menjëhershme të punimeve dhe formim të një komisioni ekspertësh që para kuvendarëve do të sjellin tri propozime tjera për lokacione tjera të varrezave, për njërin prej të cilave do të vendoste pastaj Kuvendi.

Opozita ka kritikuar se projekti i tillë ka nisur pa përfillur procedurat dhe as kriteret për këtë lokacion që nuk është për varreza dhe nuk prodhon as zgjidhje afatgjate.

Ndërsa, pozita ka ngelur prapa qëndrimeve se po zbatohet projekti sipas vendimit që është marr po nga ky kuvendi qysh më 2003.

EkoHigjiena

Pozita vlerësoi se projekti është në vendin e duhur janë respektuar të gjitha procedurat, është vendimi, janë bërë debate e tryeza të shumta dhe se nuk ka arsye për t’u ndërprerë projekti, i cili, sipas anëtarëve të pozitës, i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara.

Anëtarët e Kuvendit pas një pauze të shkurtër, janë rikthyer serish në Kuvend për të proceduar me diskutimet tjera po mbi këtë çështje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.