Pas dy humbjeve radhazi në kuadër të Grupit C të FIBA Europe Cup, Prishtina i është rikthyer fitoreve në ndeshjen e luajtur në Qipro ndaj Apoelit.
Sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë, edhe në ndeshjen e sotme fituese doli skuadra kosovare, e cila sonte triumfoi me rezultat 80-107.
Pas 4 ndeshjeve, Prishtina ka bilanc 2-2 në Grupin C dhe për kualifikim i mbetet të shpresojë në ndeshjet e mbetura në shtëpi ndaj Ventspilsit dhe Bayreuthit, nga të cilat është mposhtur në udhëtim në duelet e para.