(2L ONLINE) – Duket ndryshe… pak më glamuroz se qyteti ynë në provincë. Dhe për gjithçka që dështohet në provincë, fjala e parë që të thuhet është: shko në Prishtinë! Herë me të drejtë e herë pa të. Edhe kupton se edhe Prisshtina është Kosovë, tash për tash! Qentë endacakë rrugëve të kryeqendrës e që besa edhe në oborrin e QKUK-së. Në hyrje të qytetit grumbull ndërtesash të ndërtuari tash së voni ku menjëherë në sy të bie një ndërtesë e sapo ndërtuar, ku akoma kishte punëtorë që punonin dhe atë në rrethana tejet të rrezikshme dhe shqetësuese (shiko foto).
Në kushte normale çdo ndërtesë duhet të ketë rrjetin mbrojtës që mbron punëtorin nga ndonjë rrëshqitje apo fatkeqësi eventuale. Është rregull gjë që në rastin konkret nuk e pamë. Kishte lypës edhe të atillë që quhen modern që bënin muzikë dhe edhe të tillë, klasik! Fëmije që u suleshin makinave sapo ndalonin në semaforë dhe ua lagnin me ujë kushedi çfarë xhamat e parmë dhe ua fshinin pa i pyetur fare drejtuesit e makinave.,që më pastaj të kërkonin shpërblim për shërbimin.
Ta përmendë se e njëjta gjë më kishte ndodhur këtu e shumë vite më parë në Shkup. Natyrisht që në Prishtinë pamë edhe fytyra të njohura nga ekrani që për dikë nga ne ishte interesante të i shihje live!
Natyrisht që në Prishtinë njeriu takon edhe intelektual të kalibrit kombëtarë e ndërkombëtarë. Neve patëm fatin të takonim Abdullah Zenelin një intelektual dhe botues i mirënjohur shqiptare.
Të ulur tok në një kafene mu pranë stendës se librave të shtëpisë botuese, “Buzuku” biseduam edhe për vështirësitë e të qenurit botues në Kosovë.
Kjo me pak fjalë është Prishtina e trashëguar e që edhe ne nga provinca presim dhe shpresojmë se do ndryshojë për së miri në të ardhmen!
/Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/