(2L ONLINE) – Sot, Kryetari i Komunës së Kamenicës,Begzad Sinani prit zv.Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala me bashkëpunëtorë. Në këtë takim përfaqësuesit nga Ministria me ekipin profesional të ujërave dhe gjeologë prezantuan planin për ujërat në komunën e Kamenic[s: Penda e Kremenatës, Penda e Hogoshtit dhe Penda e Desivojcës.
Me këtë rast, kryetari Sinani ka thënë se Komuna e Kamenicës do të bashkëpunojë ngushtë me MMPH-në në lidhje me këto projekte. “Unë e kam siguruar projektin dhe jemi të gatshëm t’ju ofrojmë gjithçka që ju nevojitet si Ministri në lidhje me realizimin e tyre. Besojmë se ky projekt kapital për qytetarët e Komunës tonë do të realizohet dhe unë di të isha shumë i nderuar po qe se ky projekt arrin të finalizohet brenda mandatit tim”, ka thënë Sinani.
Ndërkaq zëvendësministri Shala ka njoftuar kryetarin Sinani, se këto projekte kanë hyrë në Strategjinë Kombëtare të Ujërave.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështes këtë projekt dhe ju njoftojmë se këto projekte kanë hyrë në Strategjinë Kombëtare të Ujërave, e që është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës tuaj”, ka thënë Shala. /2L ONLINE/