Ruajtja e mjedisit e me këtë rast edhe e pemëve shumëvjeçare është një nga principet e anglezëve.
Mirëpo e tillë nuk doli të jetë edhe për biznesmenin, Samuel Wilson. Ai, për shkak se bllokoi dritën e diellit nga ballkoni i tij, preu një pemë e cila rezultoi të ishte në mbrojtje të shtetit anglez.
E për këtë, Wilson duhet të marrë përsipër pasojat. Ai do të duhet që të paguaj 40 mijë funte për dëmin e shkaktuar.
Ky është rasti i parë i këtij lloji në Britani. Kështu, me marrjen e dënimit të tij, Wilson u bë personi i parë që u trajtua për një akt të tillë.
Pema ishte subjekt i një Urdhri për Ruajtjen e Pemëve, që do të thotë se Wilson duhet të kishte kërkuar leje nga autoriteti lokal para se të priste atë.