Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni. shprehet i pakënaqur me punën e gjyqtarëve sa i përket luftës kundër korrupsionit. Ai thotë se “për korrupsion po flitet shumë, po hetohet pak dhe po gjykohet fare”.
Në një deklarim për “Kosova Sot”, Preteni thotë se për luftimin e korrupsionit po flitet shumë, por po gjykohet pak.
“Shumë kallëzime kemi dërguar edhe te prokuroritë e EULEX’it. Siguroj që më shumë se 70% të rasteve që po bëhen publike se po zhvillohen hetime penale apo veç janë ngritur aktakuza, zanafilla e rasteve është te Agjencia, kanë filluar nga Agjencia”.
“Mekanizma ka mjaft, por nuk jemi të kënaqur me gjykimin e korrupsionit. Mendoj se për korrupsionin po flitet shumë, po hetohet pak dhe po gjykohet fare”, ka thënë Hasan Preteni.