(2L ONLINE) – Sigurisht, ju ka rastësisë të dëgjoni shumë qytetarë teksa shpesh thonë: ”ishalla ka zgjedhje muaj për muaj, nashta pushteti puno najsen në prag të fushatës dhe përgjatë saj”. Ranë zgjedhjet e fundit, e për pak me u bë mirë për qytetarët e një rruge, në Kodër të Dëshmorëve, saktësisht për ata të rrugës “Nazmi Hoxha 5/49”. Ata që e kishin pushtetin më parë, në vrap pas ndonjë vote patën qelë punë vend e pa vend, me plan e pa plan, ngadalë e për shpejti, sikurse në këtë rrugë… e pushteti i ri, i rehatuar njëherë për njëherë nga nevoja për të marrë mbështetje përmes votës, nuk po e përmbyllë këtë punë në rrugën në fjalë. Ndoshta e ka ndërmend, por së paku nuk po i ngutet, e qytetarëve po! Rreziku, sidomos për fëmijë dhe të reshurat kur bien, e bëjnë këtë rrugë edhe më shkret se sa është.
E, po bëhen më tepër se gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, që qytetarët e kësaj lagje presin përfundimin e rrugës e ujësjellësit, ose siç thonë, disa prej tyre, presin zgjedhje të reja sa më shpejtë, që dikush pastaj në vrap pas votës, të merr veprim konkret që të kryhet rruga e tyre e nisur. Bile pavarësisht a janë PDK, në këtë lagje, apo i takojnë subjekteve që janë në koalicionin, LDK, AAK e NISMA, nuk janë fortë ka gajlohen apo bohet qeveria e re a jo. Si duket, më tepër janë ka i duan edhe një palë zgjedhje të reja, zgjedhje këto që mund ta përfundojnë punën e zgjedhjeve që e nisën këtë projekt. Dy palë zgjedhje, një rrugë e vogël, nuk o edhe bash-bash keq a ?! Ka diku, nuk ka rrugë hiq! /2L ONLINE/