Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim togerin Ylli Dalladaku.
“Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm”, ka shkruar Presidentja.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Toger Ylli Dalladaku është shembull i rezultateve që arrihen kur ka punë e përkushtim si dhe aleatë të fuqishëm.
Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës.
I suksesshëm në West Point, i suksesshëm në kursin bazik të oficerit të këmbësorisë në SHBA dhe i suksesshëm në përfundimin e shkollës ‘Ranger’ që është kursi më sfidues në ushtrinë amerikane.
Suksese Ylli! E gjithë Kosova është krenare me ty! /2LONLINE/