Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.
Presidentja Osmani dhe gjenerallejtënant Jashari diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend.
Në takim me gjenerallejtënant Jasharin, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj. /2LONLINE/