Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sot ka qëndruar në Gjilan, shoqëruar edhe nga kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni., ndër tjerash, ka vizituar edhe OJQ-në ‘ Gruaja Hyjnore’’, ku është mirëpritur nga stafi i OJQ’së, drejtoresha, Igballe Hajdari, menaxherja Qëndresë Hajdari, Arjeta Maka… si dhe e ftuar ishte edhe Kryetarja e Qendrës për Bashkëpunim e Rrjetëzim të Organizatave të Shoqërisë Civile ( OSHC) të Gjilanit, Mediana Bislimi.
Drejtues të OJQ-së në fjala thanë se qëllimi i këtij takimi, ishte vizitë për të identifikuar nevojat e OSHC’ve, më specifikisht organizatave të grave më aktive të Gjilanit.
Drejtoresha e Organizatës ‘’Gruaja Hyjnore’’ Igballe Hajdari e falënderoi presidenten Osmani, për vizitën, ndërsa bashkë edhe me menaxheren Qëndresë Hajdari e Arjeta Maka, prezantuan aktivitetet e organizatës, bashkëpunëtorët si dhe vullnetarizmin në aktivitete, kurse potencuan edhe nevojat dhe sfidat të cilat i ka kjo organizatë.
Sipas përfaqësuesve të OJQ-së ‘’Gruaja Hyjnore’’, qëllimi i veprimtarisë së kësaj organizate është fuqizimi i gruas dhe avancimi i rolit të saj në shoqëri de në këtë drejtim organizata është këmbëngulëse dhe e përkushtuar.
Kurse Kryetarja e ‘’Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave’’, Mediana Bislimi, potencoi se roli kësaj qendre është i një organi përfaqësues te OSHC-ve ne Gjilan, ku shtoi se aktualisht janë anëtarë 12 organizata të shoqërisë civile me një gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve si Grave, Rinore, Komuniteteve Pakicë, Personave me aftësi të kufizuar, Mediat etj.
Bislimi, tha se përveç nevojës për mbështetje në ngritje te kapaciteteve, sfidë/nevojë tjetër për OSHC’ të e Gjilanit është edhe krijimi i hapësirave të veprimtarisë.
Bislimi shtoi tutje se një mbështetje nga presidenca për pilot projekte do të ishte e mirëseardhur ngase do të ngrisnin nivelin e bashkëpunimit ndërmjet OSHC’ve, kryesisht në këto objektiva: Forcim të organizatave të shoqërisë civile, Promovim i llogaridhënies dhe transparencës, Forcimi i proceseve dhe institucioneve politike demokratike, Promovimin dhe edukimin qytetar për pjesëmarrje në dëgjime publike, Forcimi i një ekonomie tregu me bazë të gjerë, Në promovim dhe mbrojtje të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, mbështetjen e mediave të pavarura lokale për lirinë e informacionit, Promovimi për lirinë e asociimit…
Përndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka vlerësuar ditë ne sotme si një ditë intensive me përplot takime në Gjilan.
Deklarata e presidentes Osmani: “Një ditë intensive me përplot takime në Gjilan. E nisa nga këtu serinë e vizitave nëpër komunat e Kosovës, në një takim me kryetarin energjik, z.Alban Hyseni. Shqetësimet, preokupimet dhe problemet do t`i adresojmë bashkërisht. Në shkollën “Nazmi Hoxha”, prej sot nxënësit me nevoja të veçanta do ta kenë më të lehtë qasjen falë një projekti të UNICEF-it, të cilin e përuruam sot. Me përfaqësues të strehimores dhe të shoqërisë civile, diskutuam për pozitën e grave, eliminimin e dhunës mbi baza gjinore, fuqizimin e grave dhe përfshirjen në vendimmarrje. Kurse te bizneset, pashë përkushtimin e tyre që të punojnë parreshtur edhe në këtë kohë kur përballemi me kriza. Do të vazhdojmë me vizitë në Dobërçan të Gjilanit ku pritemi nga familja e dëshmorit Nusret Hajdari. /2LONLINE/