Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”.
Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehë mirënjohjen e thellë për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Sa herë e vizitoj kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”, krahas mirëseardhjes së përzemërt, e ndiej edhe kënaqësinë e të qenit mes aleatësh e miqsh të vërtetë.
Sot pata rastin që t’ua shpreh mirënjohjen e thellë tonën për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë. Duke shërbyer këtu, larg familjeve të tyre, në kohë pandemie, ata po dëshmojnë çdo ditë se partneriteti mes dy popujve e ushtrive tona po thellohet dita-ditës dhe se aleanca jonë qëndron në përkushtimin e përbashkët për ta garantuar paqen në rajon. /2LONLINE.com/