DYLON

Policia për herë të parë filloi projektin “Kontrollimi sistematik mjekësor për të punësuarit në Policinë e Kosovës“

Policia për herë të parë filloi projektin “Kontrollimi sistematik mjekësor për të punësuarit në Policinë e Kosovës“
Avatar photo Redaksia

Sot, me datë 03.06.2021, ka filluar implementimi i projektit “Kontrollimi sistematik mjekësor për të punësuarit në Policinë e Kosovës“, përmes së cilit projekt stafi menaxherial i Policisë së Kosovës është kujdesur për ruajtjen e shëndetit të personelit policor të PK-së, që të punësuarit të jenë me gjendje të mirë shëndetësore në aspektin psiko-fizik dhe të ketë efekt në përmbushjen dhe realizimin e detyrave zyrtare.

Përmes këtij projekti, Policia e Kosovës kujdeset për një mirëqenie më të mirë shëndetësore për të punësuarit e saj të uniformuar dhe civil, ku përmes kontrollimit sistematik shëndetsor të personelit policor, do të arrihet zbulimi i hershëm i sëmundjeve të ndryshme që cenojnë shëndetin e personelit policor të PK-së.

EkoHigjiena

Realizimit të këtij projekti të planifikuar nga policia i ka paraprirë një marrëveshje bashkëpunimi e realizuar në mes të Policisë së Kosovës dhe SHSKUK-së, për ekzaminim mjekësor dhe psikologjik të personelit policor, kryerja e analizave dhe kontrolleve mjekësore, sipas kritereve mjekësore të përcaktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e PK-së, të cilat do të realizohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Diagnostikimi i hershëm do të ndikoj në marrjen me kohë të trajtimit të duhur duke penguar shfaqjen e komplikimeve shëndetësore si pasojë e diagnostikimit dhe mjekimit të vonuar, andaj dhënia e rekomandimeve mjekësore për veprime të mëtutjeshme për secilin personel policor në PK-ë, do të ketë ndikim të mirë në mirëqenien shëndetësore, ngritjen e përformancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrave zyrtare. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.